Një 75-vjeçar në Durrës ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga tarraca e pallatit.
Shtetasi Rexhep Kasa kishte hipur për të rregulluar antenën, por në rrethana që ende nuk dihen ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.
Rënia nga lartësia ka qenë fatale për 75-vjeçarin, i cili ka humbur jetën.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 07.12.2016, rreth orës 12:00, në lagjen Nr. 5 Durrës është rrëzuar aksidentalisht, nga pallati ku banon, shtetasi R.K. 75 vjeç.
Fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Shtetasi R. K. ka hipur në tarracën e pallatit për të rregulluar antenën, ku edhe është rrëzuar. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të saj.
panorama/di