Skenë trimërie qytetare në Soho Square të Londrës, filmuar nga një turist brazilian. Dy hajtudë po tentonin të vidhnin një motor të shtrenjtë, me vlerë 40 mijë sterlina. Ata këputën kyçin metalik të motorit, por në momentin që do të iknin, dy dëshmitarë ndërhynë, duke mos i lejuar.
Situata u rëndua kur njëri nga hajdutët nxori thikën dhe kërcënoi dëshmitarët se do t’i vriste nëse do të afroheshin më tepër.
Teksa njerëz të tjerë po mblidheshin, njëri nga hajdutët i hipi motorit të tij, ndërsa ai me thikë hipi mbi motorin e sapovjedhur, por njëri nga dëshmitarët e kapi nga pas, duke mos e lejuar të ikte. Hajduti u rrëzua e më pas vrapoi drejt motorit të shokut, duke u larguar të dy me duart bosh.
DailyMail/d.i.