Një 36-vjeçar nga Malësia e Madhe është shpallur në kërkim pasi i janë sekuestruar 201 kilogramë duhan i grirë dhe dyshohej se do ta tregtonte në mënyrë kontrabandë në Malin e Zi.
Policia thotë se: Nga kontrolli i ushtruar në vëndin e quajtur “Grabom”njësia adminiatrative Kelmend, Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, u gjet i braktisur mjeti tip “Benz” i shtetasit K.F., me targë SH 0306 E, në të cilin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 qese plasmasi me peshën prej 210 kg. duhan i grirë, të cilin dyshohet se do ta tregëtonte drejt Malit të Zi.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Prodhimit të kundraligjshëm të artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë” parashikuar nga nenet 178/2 dhe 288/a të Kodit Penal./oranews/a.k