Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për vrasje ndaj taksistit Spiro Papa, duke e cilësuar atë fajtor për vdekjen e 16-vjeçares nga Saranda, Kostandina Anagnosti, dy vite më parë.
E mitura mbërriti e pajetë në spitalin e Sarandës, pas komplikacioneve shëndetësore gjatë kohës kur po udhëtonte në makinë me njerkun e saj, Papa, në drejtim të Janinës.
Ekspertiza mjeko-ligjore në atë doli në përfundimin se 16 vjeçarja vdiq për shkaqe natyrale. Ndërsa familjarët e saj kanë insistuar për zbardhjen e rrethanave, duke hedhur dyshime për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa pretendoi se vajza ishte detyruar të abortonte nga nëna dhe njerku i saj.
“Dyshoj tek Prokuroria, se vajza ime është dhunuar dhe kurrë kjo çështje nuk është hetuar nga Prokuroria e Sarandës. Nga dosja penale kam mbi 4 fotografi, se vajza ime është e dhunuar, dhe është detyruar nga e ëma e vetë si dhe nga bashkëjetuesi i nënës që ka vajtur pa dëshirën e nënës për të bërë abort”, ka deklaruar Jorgo Anagnosti, babai i 16-vjeçares.
shqiptarja.com/d.i.