Pjesëtarë të MPB të Serbisë kanë arrestuar M.R. (28 vjeçar ), i dyshimtë se në rrjetin social facebook, përmes komentit në një gazetë ditore, kishte kërcënuar anëtarët e familjes së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç.
Gjatë bastisjes, transmeton koha.net shkrimet e medieve serbe, tek i dyshuari është gjetur telefoni mobil me të cilin ishte kyçur në FB dhe e kishte dërguar kërcënimin.
I dyshimti kishte kërcënuar vajzën e kryeministrit serb, përgatiti Koha. (b.an)