Kanali zyrtar “Youtube” ka fshirë një këngë të fundit të këngëtarit kanadez, The Wekend, pasi ishte shumë e ngjashme me këngën “Nallane” të Flori Mumajesit. Ky i fundit përmes një postimi në “Instagram” u shpreh se kënga me titull “Six feet under”, ishte e ngjashme me këngën e tij të suksesshme “Nallane”.
Disa orë më vonë kënga e The Weeknd është fshirë nga kanali zyrtar i tij në “Youtube”. Ajo është bllokuar pas një ankese për Copyright Clame në IPFI, një organizatë ndërkombëtare kundër piraterisë ne internet. Në kanalin zyrtar të “Youtube” del vetëm një variant i shkurtuar i këngës, por ajo origjinale është bllokuar pasi organizata ka konstatuar ngjashmërinë mes këngëve.
ma.me