Familjarët e dy të miturve që u dhunuan nga dy më të rritur në Vlorë kanë treguar se si ka ndodhur ngjarja. Duke folur për “News 24”, prindërit e dy të vegjëlve të dhunuar thonë se fëmijët ishin duke luajtur kur janë joshur nga adoleshentët.
“Fëmijët ishin duke luajtur në oborrin e shtëpisë së një shoku, kur i janë afruar dy djemtë e tjerë. Ata i kanë joshur dhe i kanë çuar në oborrin e shkollës “Teli Ndini”- tregojnë familjarët.
Sipas tyre, atje fëmijët janë dhunuar, u janë kërkuar lekë, duke u kërcënuar, madje edhe janë detyruar të pijnë duhan me forcë.
Sipas prindërve, fëmijëta janë ende të traumatozuar për atë që u ndodhi. “Ata mundën të largoheshin e të shpëtonin”- thonë ata, duke shtuar se sipas fjalës së mjekëve dhe ekspertizës “nuk është arritur përdhunimi”.
Djë, dolën të tjera detaje nga ngjarja në qytetin e Vlorës. Gazetari i ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enrik Mehmeti bëri me dije se në bazë të ekspertizës mjekoligjore, fëmijët nuk janë përdhunuar. Sipas akt-ekspertizës, ngjarja në fjalë ka ngelur në tentativë.
“Panorama” duke iu referuar burimeve të Policisë, raportoi se dy djem kishin abuzuar me dy fëmijë, ndërsa i kishin mashtruar gjatë lojës së përbashkët me ta. Bëhet fjalë për një 14 vjeçar dhe tjetri 11 vjeçar, ndërsa pre e tyre ranë dy djem të moshës 6-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, siç lajmëron Policia, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë, raporton ‘Panorama”. Por Policia i eshte referuar kallezimit qe i ka ardhur ne Komisariat, teksa aktekspertimi sot ka treguar se femijet nuk ishin perdhunuar, pra ngjarja ka mbetur ne tentative.
Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi. Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës ka qenë djali më i madh në moshë, 14-vjeçari me iniciale F.N., i cili sipas Policise, ka kapur me dhunë dy fëmijët 6- vjeçarë që ndodheshin pranë tyre.
Në ndihmë të tij ka shkuar edhe shoku më i vogël, 11-vjeçari me inicialet V.R. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të vegjëlve dy djemtë më të rritur janë larguar me vrap për në lagjen e tyre. Ndërkohë, dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë dhe kanë arritur të tregojnë se çfarë u ka ngjarë.
Të alarmuar prindërit kanë kuptuar se fëmijët ishin bërë pre e dhunuesve dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës. Nga ana e saj, Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e dy shokëve, të 14-vjeçarit dhe 11- vjeçarit, dhe më pas i ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës.
Pasi i ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14-vjeçarit F.N, ndërsa për 11-vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”.