Efektivët e policisë kanë arrestuar në Urën Vajgurore një 29 vjeçar të dënuar më parë në Itali për trafikim organesh dhe prostitucioni.
Policia e Beratit bën me dije se Dashnor Oshafi ishte shpallur në kërkim nga Interpol, dhe se tashmë është në pranga.
Sipas Policisë, ‘arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikimi i qënieve njerëzore” dhe “Emigracion i paligjshëm”. Maksimumi i dënimit sipas ligjit italian është 25 vjet burg për këtë shtetas” ./a.k