Një ditë pas denoncimit të një rasti abuzimi me dy fëmijë të mitur në Vlorë, kanë reaguar të afërmit e tyre. Teksa rrëfejnë ato çka u janë treguar nga vetë fëmijët, familjarët thonë se dy adoleshentë kanë mundur t’i gënjejnë ata e më pas t’i dhunojnë.
Duke folur për “News 24”, të afërmit e dy 6-vjeçarëve thonë se fëmijët ishin duke luajtur para shtëpisë së një shoku, në momentin kur janë joshur nga dy adoleshentët, të cilët më pas i kanë çuar te shkolla “Teli Ndini”.
Aty u kanë dhënë duhan forcërisht, dhe pasi u kanë kërkuar para, i kanë dhunuar.
“Fëmijëve iu ishte dhënë të pinin duhan forcërisht. Adoleshentët i dhunuan e i kërkuan lekë fëmijëve. Madje një nga fëmijët u godit me shkelm në kraharor. Në një moment ata arritën të shpëtonin dhe u larguan. Fëmijët e mitur janë të traumatizuar, por tashmë janë rikthyer në shkollë”, thonë të afërmit.
Ata konfirmojnë se nga analiza mjekësore që i është bërë dy të miturve, nuk rezulton të jenë përdhunuar.
Teksa shtojnë se nuk kanë njohje me autorët, familjarët e të miturve bëjnë apel për më shumë siguri.
Një ditë më parë, policia e Vlorës shoqëroi dy të mitur një 14 vjeç dhe një 11-vjeçar nën akuzën e marrëdhënieve homoseksuale me dhunë, por nga analiza mjekësore rezultoi të mos jetë arritur përdhunimi.
Ngjarja ndodhi të shtunën në lagjen “15 Tetori” në periferi të Vlorës.