Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një konflikti me mjete të forta mes dy personave në Kavajë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Cikallesh ku ka humbur jetën shtetasi Fatmir Çeletaj.
Sipas policisë ai ndërroi jetë pas konfliktit me mjete të forta me shtetasin me Qamil Çeletaj, i cili ishte djali i xhaxhait. Ndërkohë i plagosur me mjete të forta ka mbetur edhe një tjetër shtetas i cili u transportua në QSUT me dëmtime të rënda. Bëhet fjalë për shtetasin Vilson Isufi që ndërhyri për të shuar sherrin.
Sipas dyshimeve, bëhet me dije se kushërinjtë u konfliktuan për një pemë që ndante pronat e tyre. Ata kishin pasur zënka edhe në të shkuarën por sot konflikti përfundoi në tragjedi.
Njoftimi paraprak i policisë:
Më datë 06.12.2016, rreth orës 09:40, në fshatin “Cikallesh”, pas një konflikti me mjete të forta, ndërmjet shtetasve Q. Ç. dhe F. Ç., ka mbetur i vdekur shtetasi F. Ç.
Gjithashtu ka mbetur i dëmtuar dhe një shtetas tjetër i paidentifikuar, i cili është dërguar në S.Q.U.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/a.m.