Zbardhet deshmia ne polici e Marsela Toshit, nëna e dy fëmijëve që u mbytën dje nga babai brenda banesës, e pas tyre ai vari edhe veten.
Burime për “Panorama” raportojnë se gruaja ka ardhur pas mesnate nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës dhe ndodhet ne komisariatin e policisë, ku eshte marre në pyetje.
Mesohet se gruaja ka pohuar qe diten e diele mes çiftit ka pasur grindje dhe ka treguar edhe detaje per momentet e zenkes mes saj dhe burrit.
“Ika ne Greqi qe te punoja. Do te shkoja une ne fillim dhe me pas do t’i terhiqja. Ai me thoshte “na gjej per te ngrene, bej ç’te duash. Ke femije per te ushqyer”, ka thene e reja ne Polici.
Gruaja, ishte kthyer në banesë pas mesnatës të së dielës dhe largimi i saj rreth orës 16:00 të pasdites të së njëjtës ditë.
Të njohur të saj dje kontaktuan me të dhe pas kësaj ajo ka ardhur në Shqipëri./a.m.