Nuk kanë të sosur rastet e rënda të dhunës në familje. Në një kohë kur opinioni është tronditur nga krimnet makabre në Korçë dhe Fier, një tjetër ngjarje ëhstë parandaluar fatmirësisht.
Një 36-vjeçar i dënuar me 2 vite burg për dhunë në fmailje kërcënonte dhe ushtronte dhunë spikologjike nga burgu për bashkëshorten. Ai shtyu 31-vjeçaren O.P. të vetëhelmohet me medikamenmte. E: reja fatmirësisht shpëtoi falë ndërhyrjes së stafit të QSUT ndërkohë policia procedoi sërish shtetasin Dëfrim Premçi 36-vjeç.
Detajet, ja si ndodhi ngjarja
Në tetor 2016, dënohet me dy vjet burgim për “Dhunë në familje”.
Nga ambientet e burgut, vazhdon të ushtroj dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes.
Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 12.10.2016, ka revokuar vendimin e datës 14.07.2014 dhe ka dënuar me dy vjet burg, për veprën penale “Dhunë në familje”, shtetasin:
•Dëfrim P., 36 vjeç, banues në Tiranë.
I cili aktualisht vuan dënimin në IEVP Vaqarr Tiranë, ku më datë 05.12.2016, ka bërë kallzim bashkëshortja e tij, shtetësja O. P., 31 vjeçe, e cila njfton se në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike nëpërmjet telefonit, duke e shtyrë këtë të fundit drejt aktit të vet-helmimit me medikamente gjumi. O. P., ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në S.Q.U.T. dhe ndodhet jasht rrezikut për jetën.
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pë veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Neni 130/1/a i Kodit Penal.