Grupi “Guns N ‘Roses” njoftoi se do të fillojë turneun në Evropë pas 23 vjetësh.
Grupi do të luajë në fillim në janar në Japoni, pas së cilës shkon në Zelandën e Re, Australi, Singapor dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse turneun evropian do ta fillojë më 27 Maj me një shfaqje në Dublin.
Përveç kësaj Gansi do të luajë në Paris, Stokholm, Madrid, Zyrih, Mynih, Kopenhagen dhe Pragë, ndërsa në Vjenë më 10 korrik.
Solisti Axl Rose, kitaristi Slash dhe basisti Duff Mekegen njoftuan kthimin në koncerte në prill në Las Vegas, ku Rose ka kënduar i ulur për shkak të thyerjes të këmbës.
Grupi këtë vit zhvilloi një turne në Amerikën Veriore dhe Jugore, ndërsa Rose luajtur disa koncerte me grupin “AC / DC”, pasi solisti Brian Johnson duhej të linte turneun për shkak të një problemi të dëgjimit, përgatiti BETA. (b.an)