Qëndronte i arratisur prej mëse 9 vitesh nga drejtësia Italiane, por nuk i ka shpëtuar prangave, pasi policia e durrësit ka mundur ta arrestojë.
Bëhet fjalë për 47 vjeçarin Ilir Bardheti, i dënuar nga Gjykata e Campobasos me 9 vite burg për akuzën e vjedhjes me dhunë.
Bardheti, banues në Durrës, është arrestuar në qytetin bregdetar dhe pritet që të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin./java/a.k