Të gjitha subjektet, që operojnë në fushën minerare dhe atë energjetike janë të detyruara të garantojnë sigurinë në punë, emergjencat dhe shpëtimin në veprimtaritë përkatëse.
Përmes projektligjit për sigurinë e punës në punimet nëntokësore, ministria e Industrisë rregullon në themel të gjitha detyrimet e operatorëve që kryejnë veprimtari në miniera apo vepra hidroenergjitike.
Ekspertë të ministrisë së Energjisë dhe Industrisë bëjnë të ditur se, projektligji i ri parashtron se, subjektet që nuk garantojnë sigurinë në punë do të penalizohen deri në heqje liçense.
Sipas tyre, për herë të parë rregullohen me ligj edhe çështjet e sigurisë në ndërtimin e punimeve nëntokësore në veprat hidroenergjetike, që deri më sot nuk kontrollohen nga asnjë institucion.
Sistemi i kontrollit shtetëror në subjekte, do të bëhet përmes Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në miniera, që aktualisht njihet si reparti i Inspektim dhe Shpëtim Minierave./a.m.