Partia Dmeokratike akuzon polilcinë se nuk mbrojti viktimën e krimit në familje në Fier. Enkelejd ALibeaj deklaroi nga selia blu se vktima ishte urdhër mbrojtjeje por policia nuk veproi.
“Sot është zbuluar me prova e fakte se viktima Liliana Ruko kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata, pra që ta mbronte nga bashkëshorti që i mori jetën.
Sot që u publikua ky vendim, që tregon se Policia nuk ka bërë detyrën, Saimir Tahiri krekoset dhe jep mend, bën si i dhembshur dhe thotë se fajin e paskan të tjerët, e paska politika!! Kjo është një përgjegjësi konkrete, e tija dhe vetëm e tija. Sepse ai mban përgjegjësi kur policia nuk zbaton një vendim gjykate, kur nuk mbron një grua të kërcënuar në mënyrë sistematike.
Me dhjetëra policë sulen për një makinë të parkuar keq, apo për ti hapur rrugën atij dhe udhëheqësve të tjerë, por nuk gjendet një polic për të mbrojtur jetën e një gruaje. Ti lërë dënglat e të mbajë përgjegjësi, sepse është direkt përgjegjës për humbjen e jetës së gruas në Fier”, tha ai./a.m.