Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kreu i shtetit ka caktuar datën 18 qershor 2017, si datën kur do të zhvillohen këto zgjedhje. Ky përcaktim i datës nga ana e kreut të shtetit mbështet kompetencat që i jep atij Kushtetuta, si dhe në përcaktimin ligjor që jep Kodi Zgjedhor.
Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën me dt 23 qershor 2013. Në këto zgjedhje fitoi bindshëm koalicioni i majtë, ndërsa PD pësoi një humbje të thellë.