Përbërësit (për 4 persona):
3 deri në 4 kokërra mesatare panxhar të kuq
500 gram domate të pjekura, të ndara në dy pjesë
1 thelpi hudhër
1 kokërr qepë të mesme
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 koncetrate viçi (mund të jetë dhe pule apo vegjetariane)
Kripë dhe piper sipas dëshirës
Djathë grek ose danez
Përgatitja:
Rendisni në një tavë domatet e prera në dy pjesë, me hudhër të thërmuar, rigon dhe vaj ulliri. Futeni në furrë të nxehur më parë në 190 gradë, për 25 deri 30 minuta.
Ndërkohë në një tigan me vaj të nxehur më parë shtoni shtoni qepët e grira hollë dhe trazojini derisa të zbuten. Shtoni aty më pas panxharin e prerë në feta dhe përzjeini me njëra – tjetrën. Hidhini kripë dhe piper dhe zjejini me pak ujë për 7 deri në 10 minuta, bashkë me koncentratin e viçit, pulës apo vegjetarian.
Shtoni aty domatet e pjekura dhe përzjeni masën e krijuar me njëra – tjetrën. Vazhdoni përzjerjen në temperaturë të ulët derisa të krijohet një masë kremoze. Mund t’i shtoni sërish erëza nëse mendoni se është e nevojshme.
Hiqeni nga furra dhe lereni të ftohet. Zakonisht kjo supë shërbet e ftohtë, për këtë arsye mund ta fusni në frigoriferë për pak kohë.
Shërbejeni me copa djathi të thërmuara përsipër.