Debatet dhe të papriturat kanë shoqëruar mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, gjatë të cilit u miratua edhe buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, që nga ikja e dritave, deri tek rrëzimi i një deputeti të PD-së nga karrigia.
Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije për BalkanËeb se debate ka pasur jo vetëm për buxhetin, por edhe në një moment kur kanë ikur dritat, çka është bërë shkak për ndërprerjen e mbledhjes për disa minuta. Ikja e dritave në Kuvend, vjen fill pas derbit mes Tiranës e Partizanit, ku ndodhi e njëjta situatë në stadiumin “Selman Stërmasi”, çka shtyu edhe ndeshjen.“Të na rrojë qeveria. Gjithçka këtu është defekt”,- ka thënë nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka menjëherë pasi u ndërpre energjia. Një tjetër e papritur, disi më e sikletshme ishte edhe momenti kur deputeti i PS Pirro Lutaj është rrëzuar nga karrigia. /ma.me