Pas dy javë ndërprerje, Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare, e para pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Rendi i ditës i punimeve parashikon një axhendë të ngjeshur me rreth 14 pika.
Mes tyre vecohen nje numër pr/ligjesh, si ai “Për marrëveshjen e garancisë për financimin e projektit për digjitalizimin e RTSH-së, disa ndryshime në “Kodin rrugor”, marrëveshje të fushës ekonomike që lidhen me projekte zhvillimore, si ai për “alpet shqiptare dhe zonat bregdetare”; ratifikimi i kontratës financiare ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit”, etj.
Nje pike e rëndësishme në seancën e sotme është dhe paraqitja e raportit nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2014.