Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një mashtrues, i cili dyshohet se dy apartamente i ka shitur te disa persona. Kështu, ai është Engjull Bengasi, 32 vjeç. Ky shtetas i kishte marrë një gruaje me inicialet Q.M. 38 vjeçe 50 mijë euro. Paratë ishin marrë pasi do t’i shiste dy apartamente. Por në fakt, Bengasi i ka shitur ato te disa persona të tjerë, por nuk ia ka kthyer paratë 38-vjeçares.
NJOFTIMI I POLICISE
Engjull Begnasi është arrestuar pas kallëzimit të shtetases Q. M., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, se shtetasi Engjull Bengasi dyshohet ti ketë marrë një shumë prej 50.000 euro dorazi duke shmangur veprimet bankare pa mandat arkëtimi, me pretendimet se do ti shiste dy apartamente në rrugën “Teodor Keko”, Tiranë, por që pasi ka marrë shumën e mësipërme nuk i ka dhënë 2 apartamentet siç ishte bërë marrëveshja, por këto apartamente i janë shitur personave të tjerë.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Fshehje e të ardhurave”, “Mashtrim dhe falsifkim i dokumenteve (kontrata)”, të parashikuara nga Nenet 180, 143 dhe 186 te Kodit Penal.