Katër ditë pas gjetjes së kufomës së 57-vjecarit nga Mallakastra në pyll mjekët ligjorë kanë konfirmuar vrasjen e tij. Dyshimet e para të Policisë së Fierit se 57-vjeçari Shefo Duraj është vrarë, rezultuan të vërteta.
Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në 14 Nëntor kur Duraj me profesion teknolog në Uzinën e Ballshit komunikoi me familjarët në telefon duke i njoftuar se do të udhëtonte drejt Skraparit me disa shokë por humbi çdo kontakt ndërsa trupi i tij u gjet dy javë më vonë.
Ekspertiza mjeko-ligjore saktësoi se viktima është vrarë me mjet prerës. Ka plagë vdekjeprurëse në brinjë dhe në kokë ndërsa trupi i tij është djegur pjesërisht.
Burime nga grupi hetimor i ngritur për hetimin e ngjarjes thanë se autori ka dashur të humbasë gjurmët duke tentuar të djegë kufomën.
Duraj kishte dalë nga turni i tretë kur foli për herë të fundit me familjarët. Pas kësaj telefonate ai humbi cdo kontakt ndërsa dy ditë më pas familjarët denoncuan zhdukjen e tij. Policia nisi kërkimet në fshatin Kalenjë ku banonte 57 vjeçari por trupi i tij u gjet vetëm dy javë më pas nga një bari në pyllin e fshatit.
Telefonata e fundit me familjaret
Shefo Duraj me profesion teknolog në uzinën e Naftës në Ballsh u zhduk pa lënë gjurmë pasi doli nga turni i tretë në Uzinën e Ballshit ku punonte prej 20 vitesh.
“Po shkoj me disa shokë tek një mik në Skrapar për ngushëllim”. Kjo ishte telefonata që teknologu në uzinën e Naftës në Ballsh, Shefo Duraj bëri me familjarët pak pasi mbylli turnin e tretë, meson Shqiptarja.com. Pas kësaj telefonate ai nuk pasur asnjë kontakt me familjarët duke bërë që këta të fundit të denonconin dy ditë më pas zhdukjen e tij.
Shefo Duraj rezultonte i zhdukur prej datës 14.11.2016. Policia nisi kërkimet në zonë, por nuk gjeti asnjë gjurmë të 57-vjeçarit deri mbrëmjen se martës kur një bari i zonës lajmëroi autoritetet për një kufomë në pyllin e fshatit Kalenjë ku edhe banonte 57-vjeçari./Shqiptarja/a.m.