Fatmir Hysenbelliu, i cili aktualisht është lojtar pa klub, ka prezantuar makinën luksoze, “McLaren 570s”.
24-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale foto të supermakinës, “McLaren 570s”, që ka dalë në treg vitin e shkuar, vlera e së cilës arrin deri në 180 mijë dollarë.
Mesfushori Hysenbelliu, i cili aktualisht është pa klub, ka veshur fanellat e Barit, Tiranës, Partizanit, Teutës dhe Dinamos prej vitit 2012. /Express/