Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit:
- Naim Hazizi, 27 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi.
Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë pasi dyshohet të ketë penguar në zbulimin e së vertëtës për vrasjen e ndodhur më datë 26.11.2016 në një kodër në fshatin Guri i Zi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur gjetja e armës së krimit, që u gjet e fshehur në vendin e quajtur “Guri i Keq”, në fshatin Guri Zi.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut teke.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.