Football Leaks. Kështu quhet skandali më i fundit që ka tronditur futbollin botëror.
Miliona dokumente me të dhëna të fshehta, zbulojnë anën e errët të sportit më popullor, ku të përfshirë janë emrat më të mëdhenj, nga klubet, te yjet e futbollit e për të vazhduar me trajnerët dhe menaxherët.
Dokumentet pritet të publikohen këtë të dielë, duke evidentuar sesi personazhet më të rëndësishëm, që kanë më tepër influencë dhe paguhen në shifrën e miliona eurove në vit, arrijnë të shmangin taksat duke krijuar kompani në parajsat fiskale. Hetimi i realizuar nga 12 media europiane zbulon sekretin e biznesit të topit.
Edhe pse emrat e parë të përfshirë ende nuk janë publikuar zyrtarisht, zbulohet se mes personazhëve të përfshirë janë Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho, citohet Express. (b.an)