Kreu amerikan i diplomacisë John Kerry deklaroi se marrëveshja bërthamore iraniane e ka bërë botën më të sigurt.
Këto deklarata të sekretarit amerikan të Shtetit, vijnë pas deklaratave të presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili ka deklaruar se kjo marrëveshje do të rinegociohet.
“Të gjitha rrugët e Iranit drejt bombës bërthamore janë mbyllur”, theksoi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një fjalimi në Romë.
Ai po merr pjesë në konferencën “Dialogu në Mesdhe”, që po mbahet në Romë të Italisë.
Në anën tjetër, Donald Trump ka vendosur në krye të mbrojtjes gjeneralin në pension të Marinës, James Mattis.
Mattis është kundërshtar i marrëveshjes bërthamore, që u arrit në korrik të kaluar, mes Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, citohet Express. (b.an)