Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar në të gjithë territorin e Tiranës kontrollin në mjetet që transportojnë nxënës të shkollave të ndryshme të kryeqytetit, për vendosjen e rripit të sigurimit gjatë qarkullimit me mjet, si nga drejtuesi i mjetit ashtu dhe nga pasagjerët si dhe për kontrollin teknik të mjetit. Kët kontrolle kanë si qëllim sigurinë e jetës së nxënësve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet do vijonë edhe në ditët në vijim jo vetëm në mjetet që transportojnë nxënës shkollash por në të gjitha kategoritë e mjeteteve që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë.