Rainer Deville eshte shefi i Euralius, misionit te eksperteve ligjore europiane. Ka qene nje person kyç ne dy vjetet kur reforma shqiptare ne drejtesi ka marre formen qe ka sot. Ne oret e fundit Deville e ka pare veten ne mesin e nje debati te ndezur politik, pas akuzave absurde te PD dhe ish-kryeministrit Berisha per ate qe ato e konsiderojne si perkthim te gabuar te ligjit per Vetingun qe eshte derguar per nje opinion ne Komisionin e Venecias.
Oret e fundit pala gjermane ka reaguar ne mbrojtje te ekspertit te saj, duke u shprehur se “Ne kemi mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për reformën në kontekstin e misionit EURALIUS, i drejtuar nga gjyqtari gjerman, dr. Rainer Deville. Ky mision ka kontribuar me vendosmëri për reformën në drejtësi”.
Misioni i EURALIUS në Shqipëri gjithashtu ka reaguar duke mohuar lajmet për largimin shefit të zyrës në Shqipëri.
“EURALIUS u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë angazhim. Pretendimet se drejtuesi i ekipit EURALIUS IV është larguar nga posti i tij janë krejtësisht të pasakta. Drejtuesi i ekipit është aktualisht me leje. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtare” thuhet në njoftim.
Po cili eshte Rainer Deville, i cili ka nevrikosur kaq keq opoziten shqiptare? Dr. Rainer Deville ka qene gjyqtar i Gjykates se Larte te Apelit ne Gjermani. Ai ka nisur profesionin e gjyqtarit ne vitin 1989, duke gjykuar shume raste te natyres penale, civile dhe tregetare ne Gjykatat e shkalleve te ndryshme. Ai ka pasur eksperienca pune ne Bruksel, duke drejtuar projekte ne fushen e gjyqesorit, sidomos ne Letoni dhe Kroaci, gjate afrimit te tyre ne bashkimin Europian. Qe nga shtatori i vitit 2014 ai drejton misionin Euralius ne Shqiperi.