Ka bërë bujë lajmi i një dite më parë ku Leonard Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ka debatuar në aplikacionin WhatsApp me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Sherri u bë publik ku të gjithë patën mundësinë të lexonin fjalët që njëri i ka thënë tjetrit.
Për këtë konflikt, Shqiptarja.com ka kontaktuar me ministrin gjatë orëve të para të mëngjesit kur mbahej seanca parlamentare maratonë mbi buxhetin. Interesimit tonë, Bushati i është përgjigjur me një buzëqeshje.
Ky ishte ‘reagimi’ i vetëm i ministrit Bushati mbi përplasjen me Kokën mbi emërimet në diplomacinë shqiptare.
Nga ana tjetër Leonard Koka ka pranuar se SMS-të janë autentike.
Shqiptarja/d.i.