SHBA-ja dhe pesë vende evropiane i kërkuan dy parlamenteve rivale në Libi për të pranuar projektmarrëveshjen e propozuar nga OKB në kuadër të negociatave për zgjidhjen e krizës në vend.
Në prag të kaosit që prej rrëzimit të regjimit të Muammar Kadhafit në vitin 2011, Libia numëron dy Parlamente dhe dy qeveri, që pretendojnë për pushtet, një në Tripoki dhe një në Tobrouk, njohur nga komuniteti ndërkombëtar.
Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe SHBA-ja u kërkuan sot palëve, që nuk kanë arritur në një marrëveshje, të ratifikojnë marrëveshjen për të cilën ato do të duhet të mblidhen në Maroc deri të enjten.
“Ne u kërkojmë të gjitha palëve libiane të nënshkruajnë në ditët e ardhshme marrëveshjen politike të paraqitur nga Kombet e Bashkuara”, theksuan gjashtë kombet në një komunikatë.