Një ish-punonjës i policisë së Sarandës ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur. Burime zyrtare bënë me dije se Ylli Hasani, 55-vjec banues në qytetit bregdetar, dyshohet se më datë 28 nëntor i ka kërkuar një 12-vjeçarjeje të kryenin marrëdhënies seksuale kundrejt pagesës. Sakaq, policia po vijon hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.11.2016, u ndalua shtetasi Y.H, vjeç 55, banues në Sarandë, pasi në datë 28.11.2016, i ka kërkuar për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një shtetaseje të mitur, vjeç 12, banuese në Sarandë. Neni 108/a/4 i Kodit Penal.
ma.me