Mbipopullimi në urbanet e kryeqytetit ka sjellë shpesh konflikte dhe përplasje mes qytetarëve,
Sot në një nga urbanët e linjës së Tiranës së Re ka ndodhur një sherr mes një të riu dhe shoferit të urbanit. Ata kanë debatuar ashpër dhe madje me sharje e ofendime, deri sa në një moment, me të mbërritur në stacionin e radhës te Komuna e Parisit, shoferi ka rrëmbyer një hekur në dorë dhe i është afruar të riut, duke e kërcënuar se do ta godiste.
Në videon e publikuar nga Express shihet i riu teksa vrapon, e ndërsa shoferi që ka lënë autobusin dhe sulet me hekur në dorë drejt tij. E gjithë ngjarja ka shkaktuar panik mes qytetarëve.
BW/d.i.
Sherri ne urbanin e Tiranes se Re by gazetaexpress-shqiperi