Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e derbit midis Tiranës e Partizanit. Të dyja skuadrat kanë pasur disa raste, pa mundur të konkretizojnë.
Në fundin e pjesës së parë, Tirana rrezikoi autogolin, kur Lika grushtoi pas një goditjeje të lirë të Bathës. Topi u përplas në këmbët e një mbrojtësi dhe u kthye drejt rrjetës, por Lika e ndaloi për herë të dytë.
d.i.