Ka mbërritur në Shqipëri për një vizitë prokurori i antimafias së leçes në Itali Kataldo Motta.
Ai i’u drejtua Prokurorisë së Përgjithshme për një takim me kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ende nuk ka një komunikim për mediat për çështjet e diskutuara në takimin midis dy zyrtarëve të akuzës.
Prokurori i antimafias vjen në Shqipëri në një kohë kur periudha e kultivimit të kanabisit i lë kohën asaj të tregtimit.
Së fundi, janë konstatuar shumë raste kur trafikantët përdorin gomonet për transportin e sasisve të mëdha të drogës drejt Italisë. Llalla dhe Motta kanë në fokus të diskutimit rritjen e bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese për goditjen e grupimeve kriminale./a.m.