Një grua ka braktisur familjen dhe është larguar drejt Greqisë pas problemeve që kishte me bashkëshortin. Mësohet se shtetasja 29 vjeç me inicialet E.Ç me braktisjen në shtetin fqinj i ka lënë në ngarkim të shoqit 2 fëmijët e mitur.
Ka qenë bashkëshorti i saj 44-vjeçari R.Ç i cili ka bërë kallëzim në polici se gruaja e tij i ka lënë dy fëmijët në shtëpi dhe është larguar në drejtim të Greqisë. Bëhet fjalë për një familje e cila jeton në zonën e Kombinatit dhe kryefamiljari ka bërë kallëzim në Komisariatin nr.6 se gruaja i ka lënë në ngarkim dy fëmijë të mitur dhe është larguar.
“Nuk kam mundësi për t’i rritur fëmijët, ata janë të vegjël. Gruaja ime E.Ç ka që në datën 15 nëntor që ka ikur në Greqi, pa më lajmëruar fare”, ishte kjo dëshmia e 44-vjeçarit R.Ç para oficerëve të policisë. Mendohet se çifti kishte probleme në familja, ç’ka ka bërë që bashkëshortja të largohet në Greqi, duke lënë fëmijët në shtëpim shkruan shqiptarja.
Ndërkohë sipas Kodit Penal, braktisja e fëmijës nën moshën 16-vjeç dënohet me gjobë ose burg.
“Braktisja e fëmijës nën moshën 16 vjeç nga prindi ose personi që është i detyruar të kujdeset për të, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”. – thuhet në neni 124 të Kodit Penal./a.k