Presidenti në ikje i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama përjashton çdo mundësi që bashkëshortja e tij Michelle të kandidojë për Presidente.
“Michelle nuk do të kandidojë kurrë. Ka talent, e di. Mjafton të shohësh ndikimin që ka tek populli amerikan. Por duke qeshur them se është shumë e ndjeshme për të kandiduar në politikë”, tha Obama.
Deklarata e tij u dha gjatë një interviste për revistën “Rolling Stones”, pas zgjedhjeve të 8 nëntorit, ku Obama deklaroi se pasi të lërë Shtëpinë e Bardhë bashkë me të shoqen në muajin janar, gjithsesi do jenë shumë aktiv politikisht./a.k