Policia sekuestron 64 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Më datë 30.11.2016, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasin:
-A.K, 24 vjeç, banues në Maqedoni.
Nga dyshimet se në mjetin tip “Volkswagen” me targa SK 0605 AL kishte lëndë narkotike, shërbimet e policise u vunë menjëherë në ndjekje.
Gjatë ndjekjes nga punonjësit e policisë, drejtuesi i mjetit ka goditur mjetin tek trafikndarsja në rrethrrotullimin e Kolonjës Lushnje dhe është larguar me shpejtësi duke braktisur mjetin.
Nga veprimet e kryera në mjetin e braktisur u gjetën dhe sekuestruan 64 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva./a.m.