Shtëpia operistike në Sidenj të Australisë, në faqen zyrtare ka shkruar se edhe prestigjiozja “The Economist”, sopranon shqiptare Ermonela Jaho e ka quajtur si sopranon më të vlerësuar, shkruan KultPlus.
Faqja zyrtare e Shtëpisë së Operës në Sidnej të Australisë ka njoftuar se sezoni i vitit 2017 do të nis me artisten e madhe shqiptare Ermonela Jaho, e cila në shfaqjen operistike “La Traviata” do të paraqitet në rolin e Violetës, shkruan KultPlus.
Poashtu, kjo shtëpi operistike ka njoftuar se pikërisht prestigjiozja “The Economist”, sopranon shqiptare Ermonela Jaho e ka quajtur si sopranon më të vlerësuar.
Ermonela Jaho në rolin e Violetës do të prezantohet prej 3 shkurtit deri më 18 shkurt, ku brenda kësaj periudhe do të paraqitet në gjashtë shfaqje. (b.an)