Glauk Konjufca ka shpjeguar edhe disa zëra që Astrit Dehari ka filluar bashkëpunimin me Prokurorinë gjatë qëndrimit në burg.
Ai ka thënë se ai bashkëpunim është i sajuar dhe i prodhuar nga SHIK-u, transmeton Koha.net.
“Këto janë rrëfimet horror të SHIK-ut, tregime të Kadri Veselit dhe Elmi Reçicës. Ata kanë për qëllim efekte psikologjike te populli, se kush e ndikoi Astritin, kush e takoi në burg, duke prodhuar skenarë e prapavija”, ka shtuar Konjufca duke potencuar se këto bëhen për të përçarë Vetëvendosjen. (b.an)