“Njihuni me 5-vjeçarin magnet”, kështu ka shkruar “NY Post” për djalin nga Kosova që mendohet të ketë veti magnetike.
“Erman Deliç (Deliu) nga Kosova zbuloi vetitë e tij magnetike, teksa po shihte televizor dhe vendosi një lugë në kraharor. Tani Erman mund të fiksojë monedha, pirunj madje dhe telefona në trupin e tij. Një doktor shpjegoi se Erman është plotësisht i shëndetshëm dhe nuk ka një shpjegim për aftësinë e tij. Mbase ka atë personalitetin magnetik!” ka shpjeguar “NY Post” aftësitë e djalit nga Kosova.
Komentuesit kanë patur reagime të shumta, një pjesë e mirë e të cilëve mendonin se bëhej fjalë për “djersë të ngjitshme”, që fikson trupat metalikë pas trupit.