Shoqata e Futbollit Anglez (FA) njoftoi sot se ekipi kombëtar gjatë katër viteve të ardhshme do të drejtohet nga traineri aktual Gareth Southgate.
“Jam shumë krenar që jam emëruar trajner i Anglisë. Unë jam i vetëdijshëm se duke marrë një punë është një gjë, kurse tani dua ta bëj të suksesshme këtë punë. Unë jam i vendosur për të dhënë gjithçka që kam për këtë vend me anë të ekipit kombëtar. Shpresoj se njerëzit do të gëzojnë zhvillimin tonë nëpërmjet lojës në fushë”, ka thënë Southgate.
Southgate nga shtatori ka drejtuar ekipin kombëtar kur dha dorëheqjen Sam Allardyce. Ai ka shërbyer si trajner i përkohshëm i Anglisë. Në katër ndeshjet e mëparshme në shtëpi ka arritur fitore kundër Maltës dhe Skocisë, por barazoi kundër Sllovenisë dhe Spanjës.
Si shkruajnë mediat angleze, kontrata e Southgate do të zgjasë deri në fund të Kampionatit Evropian në vitin 2020 dhe thuhet se ai do të fitojnë rreth dy milionë paund në vit.
Southgate (46 vjeç) nga viti 2006 deri 2009 drejtoi Middlesbrough dhe ishte një përzgjedhës i kombëtares së Anglisë për lojtarët nën 21 vjeç prej vitit 2013 deri në shtator të këtij viti, përgatiti BETA. (b.an)