Më datë 30.11.2016, Specialistët e Sektorit të Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
– G.M, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Rreth orës 04.00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të ish Hotel “Dajtit”, ka qënë duke ushëtuar me automjetin tip “Fiat”, dhe është ndaluar nga Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, për kontroll.
Pas testit të alkolit, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore i është komunikuar se do i tërhiqet leja e drejtimit pasi është konstatuar nën ndikimin e alkoolit, në këto momente ky shtetas i ka bashkangjitur dokumentave të tij dhe shumën monetare prej 2.000 Lekë, për t’i shpëtuar pezullimit të lejes së drejtimit.
Shërbimet e Policisë Rrugore menjëherë kanë bërë shoqërimin e shtetasit Gazmend Mcini, në ambjentet e Komisariatit për veprime të tejshme për “mitdhënie”, si dhe kanë vazhduar procedurat administrative në lidhje me shkeljen e konstatuar, duke i tërhequr lejen e drejtimit.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal./a.m.