Kalendari i ri Pirelli, për vitin 2017, do të zbukurohet me fotografitë e aktoreve të Hollivudit që kanë më shumë se pesëdhjetë vjet si Julianne Moore, Robin Wright, Helen Mirren dhe Nicole Kidman. Këto gra, para lenteve të Peter Lindbergh, u fotografuan pa kozmetikë, frizurë dhe veshje joshës, krejtësisht natyrale. Në fillim ato nuk e kishin të lehtë që një botim të tillë të relaksohen plotësisht.
Solidariteti femëror dhe lufta kundër standardit të gabuar të bukurisë në shoqërinë moderne është mesazhi i kalendarit të ri. Disa nga aktoret më të famshme në vitet e pjekurisë, të zhveshura dhe krejtësisht të natyrshme në këtë rast qëndruan para objektivit të aparatit të të tij.
Aktorja 55 vjeçare, Julianne Moore, dhe 50 vjeqarja, Robin Wright, pozuan me body të zezë. Pranuan se u ndjenë shumë të pasigurta me flokë të çrregullta dhe pa grim, por për këtë fotograf të madh vepra e tyre ishte e përsosur. “Peter paraqet bukurinë e shpirtit, për të nuk është asnjë grua që nuk është e bukur. Gjithnjë do të gjejë tek ajo bukuri në të. Nuk munda që t’i them jo”, tha Julian.
/MA.ME