Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur banesën e deputetit të Partisë Socialiste, Namik Kopliku.
Autorët kanë thyer derën, ndërsa kanë marrë bizhuteri dhe sende me vlerë në banesë.
Deputeti në një prononcim për Shqiptarja.com shprehet se kur banesa është grabitur ka qenë në Shkodër me familjen për festat e Nëntorit.
“Isha në Shkodër për festat kur banesa është grabitur. Autorët kanë marrë një orë, bizhuteri, disa sende me vlerë dhe një shumë të vogël parash.
E zbulova grabitjen kur u kthyem dje në drekë nga Shkodra” u shpreh deputeti Kopliku.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët e grabitjes së banesës së deputetit të qarkut të Shkodrës, në zonën e ‘Myslym Shyrit’.
Policia ka sekuestruar kamerat e bizneseve pranë shtëpisë për të identifikuar personat që kanë hyrë dhe kanë dalë gjatë natës për të shkuar në gjurmët e autorëve të grabitje.
shqiptarja.com/d.i.