Në Europë po vihet re një shqetësim në rritje i partive tradicionale për rritjen e populizmit të djathtë, i përforcuar edhe më shumë nga Brexit dhe fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Franca dhe Austria janë dy vendet me tendencën më të fortë të populizmit në rritje të së djathtës ekstreme në Europë.
Një hulumtim i Institutit gjerman Bertelsmann për nëntë vende të BE-së ka gjetur disa arsye që ushqejnë këtë këtëtë fenomen shumëdimensional.
Faktor kryesor sipas studimit është frika e globalizimit, e kombinuar me shqetësimet në rritje rreth perspektivave personale financiare dhe mbështetjen në vlerat tradicionale.
Sondazhi, rezultatet e të cilave janë publikuar sot, tregon se 55% e austriakëve dhe 54% e francezëve e shohin globalizimin si një kërcënim. Këto dy shtete janë të vetmet në mesin e nëntë vendeve të mëdha evropiane, ku shumica e njerëzve kanë këtë pikëpamje.
Një total në 28 vendet e BE-së, 45% e qytetarëve thonë se përballen me globalizimin si një kërcënim, ndërsa 55% e konsiderojnë si një mundësi për një të ardhme më të mirë, shkruan Respublica.
“Evropa ka përfituar veçanërisht nga globalizimi. Megjithatë, shumë njerëz mendojnë se ata janë të lënë pas dore” thotë president i Fondacionit Bertelsmann.
Më 4 dhjetor, votuesit austriake mund të zgjedhin Norbert Hofer si i pari president i krahut të djathtë në Austri që prej Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në të njëjtën ditë referendumi në Itali ka të ngjarë të çojë në dorëheqjen e kryeministrit, Matteo Renzi dhe forcimin e partisë populiste të Pesë Yjeve.
Në anën tjetër, vetëm 36% e britanikëve, norma më e ulët në mesin e nëntë vendeve të mëdha tregon frikë nga globalizimit.
Britanikët janë edhe vendi Europian me shqetësimin më të ulët në lidhje me gjendjen e tyre financiare.
Vetëm 26% shprehën një shqetësim të tillë, pavarësisht nga rezultati i referendumit qershorit për daljen nga Bashkimi Evropian.