Vizitorë të shumtë kanë vërshuar në BunkArt 2 pas manifestimeve të Natës së Bardhë mbrëmjen e 29 Nëntorit.
Grupe të rinjsh dhe disa familje, edhe pse kanë qenë orët e vona të natës i kanë kushtuar vëmendje të veçantë kësaj ekspozite.
Nuk kanë munguar edhe viztorët e huaj, ndërkohë ata që kanë parë ekspozitën kanë rrëfyer arsyet e përshtypjet e vizitës në eskpozitën bunker.
I konceptuar në tre linja që ndërthuren, ky muze i ri në qendër të Tiranës sjell për turistët vendas e të huaj: Një historik të forcave të rendit nga viti 1913, pak muaj pas shpalljes së Pavarësisë e deri në vitin 1991, kur u shënua edhe rënia e regjimit diktatorial.
shqiptarja.com/d.i.