I denoncuar i zhdukur nga familjarët prej 15 ditësh, gjendet një burrë nga Mallakastra, por jo në jetë.
Pasditen e djeshme, në vendin e quajtur “Pylli i fshatit Kalenjë”, është gjetur nga një bari i fshatit kufoma e Shefo Duraj 57 vjeç, banues në fshatin Kalenjë, Mallakastër.
Viktima ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa pa adresë më 14 nëntor.
Nga veprimet e para hetimore dhe këqyrja e jashtme e kufomës, e cila rezulton e dekompozuar, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale, si pasojë e ndonjë rrëshqitje të mundshme.
Për të zbardhur më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje, materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për vlerësim./a.k