Një person është hedhur nga kati i katërt i QSUT, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka bërë të ditur se është pacienti me iniciale P.Sh. 53 vjeç, nga Durrësi.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:35, tek pavioni i Gastrologjisë, në katin e katërt të ndërtesës.
Pacienti ka çrregullime mendore, por ende nuk dihet nëse u hodh me vullnetin e tij apo ra aksidentalisht nga ballkoni.
d.i.