Studjuesi i historisë, Romeo Gurakuqi ishte i ftuari i Zululandit sonte, dhe jo më kot.
Sot është 29 nëntor.
Ai është një njohës i mirë i periudhës së Luftës II Botërore, dhe gjëja e parë që Nano bëri ishte hapja e diskutimit mbi datën 29 nëntor.
Nano iu referua një qëndrimi të një historianeje tjetër, Ana Lalajt, e cila po në studion e Zululandit është shprehur dy javë më parë se “dokumentat thonë që gjermanët e kanë lënë Shkodrën në orët e para të mëngjesit të datës 29 nëntor 1944”, duke nënvizuar kështu idenë e saj, se 29 nëntori, me të drejtë, është njohur si datë e saktë e çlirimit nga okupatorët.
Zoti Gurakuqi u shpreh se ka edhe dokumenta të tjerë që konfirmojnë të njëjtën gjë, dmth që gjermanët jan ë larguar nga Shkodra më datën 29 nëntor, por…
Dhe me “por”-in e tij prof. Gurakuqi pati parasysh dy gjëra. Së pari, nuk ka pse të merret data e largimit të okupatorit si data që celebron fitoren mbi të.
Sipas tij, mund të merret data, kur në Tiranë është bërë në Tiranë një nga betejat më të mëdha të shqiptarëve gjatë Luftës II. 17 nëntori pra.
Dhe së dyti, u shpreh ai, sidoqë të biem dakord për këtë datë, ajo nuk mund të quhet një datë çlirimi. Pas Luftës erdhi një pushtim i ri, pushtimi komunist.