Ata me të cilët ju shoqëroheni, kanë më shumë rëndësi se sa mund të mendoni.
Në fakt, miqësitë kanë një ndikim të madh në pasurinë tuaj.
Pasi studioi sjelljet e përditshme dhe zakonet e njerëzve të pasur për pesë vite, autori Thomas C.Corley zbuloi se ata shmangin një lloj personi me çdokusht: pesimistët.
Milionerët “e bërë vetë” zgjedhin me kujdes personat me të cilët rrinë,shkruan Corley në librin e tij “Ndryshoni sjelljet tuaja, ndryshoni jetën tuaj”.
Sipas tij, ju jeni aq i suksesshëm sa personat me të cilët shoqëroheni shpesh. Të pasurit gjithmonë rrinë me individë që kanë qëllime të qarta, janë optimistë, entuziastë dhe kanë një këndvështrim mendor tërësor pozitiv.
86% të njerëzve të pasur në studimin e tij shoqëroheshin me persona të tjerë të suksesshëm mendërisht, raporton oranews. Nga ana tjetër, ata kufizonin ekspozimin e tyre ndaj njerëzve negativë e helmues, shpjegon autori.